Aktualitet

Vëzhgimi/ Institucionet s’respektojnë Zarife Hasanajn, Veliaj s’ul flamurin në gjysmë shtizë (Shkeljet e ditës së zis

10 Maj 2019, 10:11 Nga DOSJA

TIRANË- Shqipëria sot është në ditë zie kombëtare në nder të ushtarakes së vrarë në Letoni gjatë një misioni për demontimin e minave. Me anë të një vendimi Qeveria e shpalli datën 10 maj si ditë zie dhe në këtë vendim thuhej se të gjithë flamujt në intitucionet shtetëtore, duhet të uleshin në gjysmë shtizë.

Por duket se ky vendim nuk është zbatuar nga të gjitha institucionet e vendit. Në një vëzhgim të Dosja.al rezultoi se në shumë raste intitucionet e shtetit, nuk kanë bërë as gjënë më minimale për të nderuar ushtaraken, e cila është shpallur dhe “Dëshmore e atdheut”.

Teksa tek Pallati i Kongreseve zhvilloheshin homazhet për Zarife Hasanajn, Dosja.al monitoroi institucionet, që ndodhen në qendër të Tiranës. Siç shihet dhe nga fotografitë, flamujt në shumë raste përveç se nuk janë ulur gjysmë shtizë, ata janë dhe të grisur apo të dëmtuar.

Nga të gjitha institucionet që ne monitoruam, rezulton se vetëm Kryeministria, Ministria e Brendshme, Kuvendi, Drejtoria e Policisë Tiranë, Presidenca, Selia e PD dhe Banka e Shqipërisë kishin respektuar Zarife Hasanajn dhe vendimin e marrë dje nga qeveria. 

Ndërsa Bashkia e Tiranës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk kishin denjuar që sot të ulnin flamurin në gjysmë shtizë, duke shkelur kështu dhe vendimin e qeverisë.

Në ndryshim nga të gjitha intitucionet e tjera Bashkia e Tiranës, ka dy hyrje kryesore dhe në të dyja ka vendosur flamur shqiptar. Por edhe pse insitucioni që drejtohet nga Erion Veliajt, i cili u shpreh shumë i pikëllaur për humbjen e jetës së ushtarakes, duket se pikëllimi ka qenë vetëm për kortezi, pasi sot në ditën e zisë kombëtare, asnjë flamur i Bashkisë nuk ishte ulur në gjysmë shtizë.

Ky veprim i tyre tregon mosrespekt në radhë të parë ndaj “Dëshmores së atdheut” Zarife Hasanaj, por dhe për vendimin e Qeverisë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamuri ne gjsme shtize homazhet per zarife hasanaj insitucionet shteterore nderimet per zarife hasanaj zarife hasanaj flamuri ne gjsme shtize homazhet per zarife hasanaj insitucionet shteterore nderimet per zarife hasanaj zarife hasanaj

Sondazh

Poll