Aktualitet

Terrori në Vlorë, përplasja ndodhi te Lokali i Edison Harizajt, shënjestra po pinte kafe, dy makinat qëlluan për 4′

10 Maj 2019, 09:49 Nga DOSJA
Terrori në Vlorë, përplasja ndodhi te Lokali i Edison Harizajt,

VLORE- Dalin detaje nga përplasja me armë zjarri që ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kompleksit Oslo, që njihet si lokali i Edison Harizajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 7 nëntor 2018 në një atentat në Durrës.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur për 3-4 minuta dhe shënjestra ishte në lokalin e Harizajt duke konsumuar një kafe, por nuk është arritur dot që të qëllohej.

Dy makinat që po qëllonin me armë zjarri, kanë plagosur një kalimtar i cili s’kishte lidhje dhe po kalonte në rrugë.

Kush është Edison Harizaj?

Harizaj dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje, pasi ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit dhe Elvis Troqes në Vlorë. Viktima i përfshirë edhe në disa ngjarje kriminale, pronar i kompleksit luksoz “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë.

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dajko cenomemaj plagosja ne lungomare vrasja e edison harizajt dajko cenomemaj plagosja ne lungomare vrasja e edison harizajt

Sondazh

Poll