Aktualitet

Dita Kombëtare e Drejtësisë në Shqipëri, OPDAT: Dënimi i Klement Balilit ishte një sukses

10 Maj 2019, 09:14 Nga DOSJA
Dita Kombëtare e Drejtësisë në Shqipëri, OPDAT:

TIRANË– Në kuadër të “Ditës Kombëtare të Drejtësisë” është zhvilluar aktiviteti “Open Doors” në Prokurorinë e Tiranës ku studentët e Juridikut janë ftuar të njohin nga afër këtë institucion.

Të ftuar kanë qenë edhe përfaqësues nga OPDAT dhe prokurorë.  Michelle Lakomy përfaqësuese e OPDAT tha gjatë fjalës së saj se dënimi i Klement Balilit të njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit është një sukses për drejtësinë shqiptare.

Ajo shtoi më tej se reforma në drejtësi dhe ndërtimi i SPAK janë një prioritet për SHBA-të.

“Ndoshta keni dëgjuar për rëndësinë e transparencës dhe se ngjarje të tilla na ofrojnë përfitime. Kështu që ju mund të kuptoni si funksionon drejtësia. Ne jemi fokusuar në ndërtimin e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duhet forcuar KLP-ja dhe KLGJ-ja. Puna e OPDAT është vetëm një pjesë e punës së Ambasadës Amerikane.

Siç  mund ta keni dëgjuar se reforma në drejtësi është një nga prioritetet kryesore. Reforma në drejtësi përfaqëson një të ardhme më të shndritshme për shqiptarët. Lufta ndaj korrupsionit është luftë e rëndësishme. Që nga momenti që erdha në Shqipëri takova shumë njerëz të zhgënjyer nga korrupsioni dhe për mënyrën se si veprojnë kriminelët.

SHBA kane një mesazh; ndryshimi është rrugës. Dënimi i fundit i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar. Ky kriminel u vetëdorëzua dhe pronat e tija u konfiskuan. Ai mori një ndeshim të drejtë.

Prokurori i Antimafias në Itali, Francesco Mandoi që ishte gjithashtu prezent në këtë aktivitet theksoi se drejtësia nuk iu intereson vetëm gjyqtarëve e prokurorëve por edhe qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i balilit mishel lakomi opdat denimi i balilit mishel lakomi opdat

Sondazh

Poll