Aktualitet

“Supermarketi” i Krimeve të Rënda, Marku: Ka hetim për nxjerrje të sekretit hetimor

10 Maj 2019, 09:13 Nga DOSJA
“Supermarketi” i Krimeve të Rënda, Marku: Ka hetim

Tiranë-  E pranishme në Prokurorinë për Krimet e Rënda pak kohë më parë për analizën vjetore, kryeprokurja e përkohshme Arta Marku deklaroi se kjo Prokurori ishte kthyer në “supermarket”.

“Kjo është më se e kuptueshme, s’ka nevojë ta detajoj. Tregun se ndaj dot nëse është politika apo…mos e përjashtoni edhe medien. Nga kushdo që e ka një interes për të pasur informacione”, tha Marku.

Në fakt, media ka interes të ketë informacion nga Prokuroria, sepse kjo është puna e saj dhe deri këtu nuk ka asgjë për t’u quajtur e paligjshme.

“Përgjegjësinë për rrjedhjen e informacioneve nga Prokuroria është e atij personi që e nxjerr dhe pikërisht për këtë ka një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor”, thotë më tej Marku.

Zonja Marku foli edhe për prokurorët e qortuar se për zvarritje hetimesh, mbajtje dosjesh të pahapura, hetime të paplota, e jo rastësisht të gjitha këto.

“U jam drejtuar disa prokurorëve dhe ata e dinë se për çfarë flas unë. Ka persona që po hetohen dhe kur të përfundojë hetimi do të ketë informacion edhe për publikun”, tha Marku.

Marrë nga Top Channel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku hetim për nxjerrje të sekretit hetimor arta marku hetim për nxjerrje të sekretit hetimor

Sondazh

Poll