Sport

Inter humbet Vidal, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gju

12 Mars 2021, 10:17 Nga DOSJA
Inter humbet Vidal, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gju

ITALI – Interi do të duhet të bëjë pa Arturo Vidal për disa javë. Mesfushori kilian, i preferuar nga Antonio Conte, iu nënshtrua një operacioni artroskopik në meniskun e gjurit të majtë, ndërhyrje krejtësisht e suksesshme. Padyshim ai do të mungojë në ndeshjen kundër Torinos, madje Vidal mund të jetë në dispozicion të Contes pasv ndoshta muajin e ardhshëm, në funksion të sprintit përfundimtar për “Scudetto”-n.

Një mungesë e konsiderueshme për skuadrën e Contes, të cilët në periudhën e fundit kanë gjetur një ekuilibër me Eriksen përkrah Barella dhe Brozoviç të paprekshëm. Me kthimin e Vecinos në grup dhe alternativat Gagliardini dhe Sensi, drejtuesit zikaltër vendosën për ndërhyrjen kirurgjikale, për ta pasur mesfushorin kilian për ndeshjet e fundit të kampionatit.

“Në mëngjes sot, Arturo Vidal iu nënshtrua një operacioni artroskopik në meniskun e gjurit të tij të majtë në Institutin Humanitas në Rozzano. Operacioni ishte krejtësisht i suksesshëm. Lojtari do të largohet nga spitali në mëngjesin e hershëm të ditës së nesërme. Faza e rehabilitimit do të fillojë në ditët në vijim,”- thuhet në njoftimin për shtyp të bërë nga ana e klubit zikaltër të Interit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte arturo vidal interi mesfushori kilian zikaltrit antonio conte arturo vidal interi mesfushori kilian zikaltrit

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2021, 08:20

Nga hidraulik në milioner, pasuria e McGregor

AMERIKE – Pasi punoi për ca kohë kur ishte i ri si çiraku i një hidrauliku, “The Notrious” arriti majat më të larta të sportit të arteve marciale m...