Sport

Dede: “Tirana në moment ideal për të fituar derbin”

12 Mars 2021, 08:04 Nga DOSJA
Dede: “Tirana në moment ideal për të fituar derbin”

TIRANE – Nevil Dede ka drejtuar në këtë sezon Tiranën në dy derbi dhe në asnjërin prej tyre, nuk ka arritur që të sigurojë suksese për bardheblutë, me njw barazim e një humbje të regjistruar në sfidat përballë të kuqve.

Por sipas fjalëve të tij në “Skaner”, derbi këtë radhë është shume i rëndësishëm pasi sheh skuadrat në pozicione të ndryshme nga ato të dy fazave të para, por me teknikët përkatës që do të kenë njw qëllim të përbashkët: të mso e humbasin këtë sfidë.

“Tirana dëshiron të vazhdojë të mbajë ritmin, është në gjendjen më të mirë. Janë në situatë ideale, me tre fitore radhazi. Kanë një anë psikologjie të mirë, kanë qetësi. Presioni i çon që duhet të vazhdojnë këtë seri, presin që kundërshtarët direkt të gabojnë.

Partizani vjen pas disa gabimesh që nëse nuk do t’i ndodhnin, do të ishte i pari në renditje. Të gjithë skuadrat duan të fitojnë, por në fund fare parashikoj që asnjë nga dy trajnerët nuk do ta humbasë”, tha Dede.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2021, 08:20

Nga hidraulik në milioner, pasuria e McGregor

AMERIKE – Pasi punoi për ca kohë kur ishte i ri si çiraku i një hidrauliku, “The Notrious” arriti majat më të larta të sportit të arteve marciale m...

Sport 11 Mars 2021, 16:42

Ekranet e studios zën poshtë gazetarin

KOLUMBI – Njërit prej gazetarëve në studio, i bie papritur mbi kokë ekrani i madh, duke e përplasur atë në tavolinën e panelit. Menjëherë pas kësaj, të gjithë i...