Sport

Shef i arbitrave Jareci: “Ka presion ndaj arbitrave se në Shqipëri jetojmë! Për derbin do të jetë ai që është më në

12 Mars 2021, 08:29 Nga DOSJA
Shef i arbitrave Jareci: “Ka presion ndaj arbitrave se në

TIRANE – “Ishim në një mbledhje rutinë për muajin, siç e bëjmë gjithmonë me arbitrat dhe asistentët. Në një bisedim me presidentin e Federatës që përditësojmë për ecurinë. U vendos që meqë jeni në takim do të jetë edhe prania e tij se ishte një javë e nxehtë. Gabimet ishin pak më evidente se javët e tjera se ato janë gjithmonë. Mbledhja ishte e qetë, nuk është diskutuar me tone të ngritura, është folur për gabimet që janë bërë dhe vazhdimësinë deri në verdiktin e fundit.

Java që shkoi kishte dy gabime sidomos në Kukësi-Laçi dhe Burreli-Besëlidhja, gabime që nuk kanë nevojë për koment. U mblodhëm e morëm masa për gabimet, që ishte një nga shkaqet pse presidenti ishte prezent në mbledhje. Por nuk ishte vetëm kjo, ne folëm edhe për javën, por edhe një farë strategjie se ky sezon ka pasur bum rritje klubesh futbolli te moshat e te femrat, e nuk është rritur paralelisht ai i arbitrave.
Përjashtime përjetë? Jemi pjesë e një konvente të UEFA-s, përjashtohet pezullimi i tillë, ka me javë, me zbritje nga kategoria. Por të jemi të qartë që Federata investon për arbitrat me dhjetëra mijëra euro.

Arbitrat nuk kanë ndikuar në rezultat, nuk e pranoj këtë. Gjatë ndeshjes ka raste të humbura pa masë nga skuadrat, pse ka ndikuar atëherë në rezultat një gjyqtar. Kam kohë që nuk shoh gabime të qëllimshme dhe nuk ka njeri që të vërtetojë që ka të tilla. Ishin të dukshme, por s’kemi pse të themi me qëllim se është term i gabuar dhe duhet të hiqet nga terminologjia e futbollit. Kush e mat gabimin e qëllimshëm? Një ndeshje nuk është një fragment, në 90 minuta gabojnë të gjithë. Nuk duhet të flasim vetëm për momentin, po 89 minutat e tjera çfarë bëhet? Për rastin gaboi dhe ai do të penalizohet, kjo është rregullorja”.

Si vendosen arbitrat? “Dizenjatori do historinë për të vendosur një gjyqtar. Arbitrat anatemohen, ka probleme të mëdha. Ka ndeshje ky trajnerët nga fillimi deri në fund pas sfidës kanë folur vetëm për arbitrimin. Ne i shohim edhe këto kur vendosim. Ka ankesa pa fund nga presidentët, problematikat janë të shumta. A i dëgjojmë kërkesat e tyre? Në momente të caktuara po, se në momentin kur bën të kundërtën dhe krijohet një problematikë në atë ndeshje, krijohet edhe më e madhe. E kemi bërë në momente të caktuara, pastaj është detyra ime që të gjej momentin që të caktoj përsëri një gjyqtar në një klub që ka shfaqur kontestim. Ka raste kur klubet sjellin shkresa zyrtare, pra ka problematika nga më të ndryshmet. Pastaj fillon edhe presioni, jetojmë në Shqipëri dhe presionet vijnë nga të gjitha anët, edhe pse luhet pa tifozë”.

Derbi? “Unë duhet të marr historikun e të shoh. Luan Partizani dhe të shoh të gjitha që ka bërë gjyqtari me këtë skuadër, edhe me Tiranën. Presion tjetër është që kanë klubet kur anatemojnë një gjyqtar në intervistat. Ky është presioni i vetëm për mua, nuk ka asnjë presion tjetër. Për derbin do të jetë arbitri që ka formën më të mirë aktualisht. Ka arbitra pa stemë të FIFA-s që që po kalojnë formë të mriz, Është arbitër që për momentin është më i miri. Do të mundohemi që si në derbi, si në ndeshjet e tjera, të hedhim në fushë formacionin më të mirë të gjyqtarëve”, tha Jareci.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2021, 08:20

Nga hidraulik në milioner, pasuria e McGregor

AMERIKE – Pasi punoi për ca kohë kur ishte i ri si çiraku i një hidrauliku, “The Notrious” arriti majat më të larta të sportit të arteve marciale m...

Sport 11 Mars 2021, 16:42

Ekranet e studios zën poshtë gazetarin

KOLUMBI – Njërit prej gazetarëve në studio, i bie papritur mbi kokë ekrani i madh, duke e përplasur atë në tavolinën e panelit. Menjëherë pas kësaj, të gjithë i...