Sport

EUROPA LEAGUE/ Manchester dhe Milan nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit, Ajax me një këmbë drejt raundit tjetër

11 Mars 2021, 20:04 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Manchester dhe Milan nuk i bëjnë keq

EUROPË- Janë mbyllur 4 ndeshjet e para të Europa League për fazën e 1/8-tave . Kryendeshja ishte Manchester United-Milan. 90 minuta të përfunduara me shifrat 1-1, barazim që i rri më mirë kuqezinjëve të cilët në Milano nuk duhet të pësojnë gol.

Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura,ndërsa në të dytën, Diallo për anglezët do të shënonte pas një gabimi të mbrojtësit Tomori por edhe një dalje të gabuar të Donnarumas. Një realizim i tillë bëri që skuadra e Solskjaer të mbrohej me fanatizëm duke i lënë shumë fushë Milanit. Skuadra e Piolit nuk hoqi dorë në asnjë moment, madje edhe kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Kjaer në minutën e 93-të do të barazonte rezultatin.

Prek çerekfinalet Ajax, që mposhti zviceranët e Young Boys me shifrat 3-0 që në ndeshjen e parë. Klassen, Tadiç dhe Brobbey shënuan për skuadrën nga Amsterdami në pjesën e dytë dhe tani ndeshja e kthimit pritet të jetë një formalitet për “harkëtarët”.

Rezultat mjaft pozitiv mori edhe Villareali, që triumfoi me shifrat 0-2 në transfertën ukrainase ndaj Dynamo Kiev. Torres në pjesën e parë dhe Raul Albio në minutën e 52-të shënuan për “nëndetësen” e verdhë spanjolle, që gjithashtu ka prekur çerekfinalet.

Sfida tjetër e zhvilluar ishte ajo mes Slavia Prague dhe Rangers, që gjithashtu u mbyll në barazimin 1-1. Vendasit shënuan me Stanciu, ndërsa skocezët barazuan me Helander, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për në javën e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united milan manchester united milan

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2021, 16:42

Ekranet e studios zën poshtë gazetarin

KOLUMBI – Njërit prej gazetarëve në studio, i bie papritur mbi kokë ekrani i madh, duke e përplasur atë në tavolinën e panelit. Menjëherë pas kësaj, të gjithë i...