Sport

“Mourinho di të argëtojë lojtarët”,ish-futbollisti tregon anën tjetër të teknikut : Në një festë solli Snoop Doog

12 Mars 2021, 09:23 Nga DOSJA
“Mourinho di të argëtojë

ANGLI-Duke parë futbollin gjatë 20 viteve të fundit, është e vështirë të kesh një ide për Jose Mourinhon. Trajneri i Tottenham një herë duket serioz, i buzëqeshur por edhe nevrik. Tifozët patën mundësi të njohin më mirë teknikun portugez falë dokumentarit “All or Nothing” të skuadrës londineze.

SNOOP DOGG – Ish-futbollisti i Chelsea Wayne Bridge tregon një anekdotë të veçantë për kohën e tij në Chelsea. Aventura e ish-lojtarit si profesionist ishte pikërisht nën drejtimin e portugezit dhe, duke folur në podcastin e Big Riz, kujtoi kur skuadra udhëtoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fazën përgatitore në të cilën “Special One” vendosi të befasonte lojtarët e tij.

“Ai ishte dikush që dinte të argëtonte lojtarët. Mbaj mend një herë që ishim në Amerikë dhe ai vendosi të bënte një festë. Dhe kur flas për organizimin e një feste, dua të them që ishte një party e vërtetë dhe se aty ishte edhe Snoop Dogg dhe shumë njerëz të tjerë të famshëm ”.

Është e vështirë të imagjinohet që tekniku të ketë të bëjë me reperin e famshëm, por nga ajo që thotë Bridge ndodhi edhe kjo. Sidoqoftë, kjo nuk e ndalon ish-futbollistin e tij të ketë disa kujtime më pak pozitive për portugezin. “Ndonjëherë, duke parë se si i trajton lojtarët, ai është shumë i ashpër.

Ai është një trajner i shkëlqyeshëm, por kur ka periudha të komplikuara, si ajo në Manchester United ose kohët e fundit në Tottenham, ai duket si një fëmijë”. Me pak fjalë, një Mou më afër asaj që bota e futbollit e njeh prej vitesh. Por dëshmia e Bridge tregon se Mourinho … i bukur dhe qesharak ka ekzistuar gjithmonë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport josë mourinho snoop dogg josë mourinho snoop dogg

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2021, 08:20

Nga hidraulik në milioner, pasuria e McGregor

AMERIKE – Pasi punoi për ca kohë kur ishte i ri si çiraku i një hidrauliku, “The Notrious” arriti majat më të larta të sportit të arteve marciale m...

Sport 11 Mars 2021, 16:42

Ekranet e studios zën poshtë gazetarin

KOLUMBI – Njërit prej gazetarëve në studio, i bie papritur mbi kokë ekrani i madh, duke e përplasur atë në tavolinën e panelit. Menjëherë pas kësaj, të gjithë i...