Sport

Kanë fituar shumë trofe së bashku, Ramos i del në mbrojtje Ronaldos: Nuk mund të fitojë i vetëm, Maldini mbetet idhulli i

11 Mars 2021, 20:59 Nga DOSJA
Kanë fituar shumë trofe së bashku, Ramos i del në mbrojtje

SPANJË-Nëntë vite së bashku nuk harrohen. Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo me fanellën e Real Madrid kanë ngritur në qiell të gjitha kupat që mund të fitohen, përfshirë edhe më prestigjozen: Champions League.Prandaj nuk është për t’u habitur të dëgjosh kapitenin e Real Madrid që mbron portugezin.

“Cristiano nuk shkëlqeu por ai mbetet flamurtari i Juventusit, emblema e asaj skuadre. Normale është që ai të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ai është mësuar. Është e njëjta gjë që ndodh këtu në Madrid, kur gjërat shkojnë keq kritikat janë kundër kapitenit dhe trajnerit. Kjo është ajo që ndodh në Torino me lojtarin më përfaqësues.

Cristiano është mësuar me këtë lloj presioni. E vërteta është se çdo skuadër mund të humbasë në Champions League, madje edhe Barcelona është eliminuar, jo vetëm Juve. Unë personalisht shpresoj se Real Madrid mund të shkojë deri në fund dhe të fitojë kupën. Blerja e Ronaldos nuk do të thotë të kesh garancinë për të fituar, një lojtar i vetëm kurrë nuk i ngre kupat ”. Përfundon futbollisti spanjoll.

Ramos foli për shumë gjëra, përfshirë marrëdhënien e tij me yjet me të cilët ai kishte nderin të ndante dhomën e zhveshjes ose duelet me shumë kundërshtarë në fushë. Ka edhe vend për Ibrahimoviç, i përcaktuar si “një vrasës i mirë. Kam shumë dashuri për të dhe për karrierën që ka bërë.

Është një shembull për t’u ndjekur për të gjithë të rinjtë ”. Dhe akoma duke folur për legjendat (dhe Milanin), Ramos foli gjithashtu për Paolo Maldinin (menaxheri aktual i kuqezinjëve): “Unë kam qenë gjithmonë i frymëzuar nga ai dhe Hierro, veçanërisht kur isha i ri dhe luaja në Sevilla. Pastaj u përpoqa të ndërtoja stilin dhe për të formuar identitetin tim. Unë do të thoja që kam pasur sukses, për fat të mirë “.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus ramos ronaldo juventus ramos ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2021, 16:42

Ekranet e studios zën poshtë gazetarin

KOLUMBI – Njërit prej gazetarëve në studio, i bie papritur mbi kokë ekrani i madh, duke e përplasur atë në tavolinën e panelit. Menjëherë pas kësaj, të gjithë i...