Sport

Drita fiton derbin me Gjilanin, Ballkani në ndjekje, triumfon me goleadë!

11 Mars 2021, 17:21 Nga DOSJA

KOSOVE – Derbin e Anamoravës, siç quhet ndeshja midis dy skuadrave gjilanase, e kanë fituar kampionët në fuqi të Dritës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të, skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu, triumfoi me shifrat 2-0 përballë rivalëve të tyre të Gjilanit, që drejtohen nga Bylbyl Sokoli. Gjithçka u zgjidh në pjesën e pare të ndeshjes. Namani (11’) dhe Limani (40’) ishin autorët e golave të fitores së Dritës, e cila në kuotën e 53 pikëve udhëheq renditjen në Ipko Superligën e Kosovës.

Ndërkohë, po sot, skuadra e Ballkanit, që drejtohet nga Bledi Shkëmbi, fitoi në transfertë me goleadë. Ajo mundi 6-2 skuadrën e Arbërisë, ku spikati Mirlind Daku, që me trisin e realizuar u ngjit në kuotën e 25 golave, pas 24 ndeshjeve të kampionatit. Skuadra e Ballkanit renditet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Drita dhe një pikë më tepër se Prishtina që me 50 pikë, renditet në vendin e tretë.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aberia ballkani derbi i gjilanit drita mirlind daku skuadra nga suhareka aberia ballkani derbi i gjilanit drita mirlind daku skuadra nga suhareka

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2021, 16:42

Ekranet e studios zën poshtë gazetarin

KOLUMBI – Njërit prej gazetarëve në studio, i bie papritur mbi kokë ekrani i madh, duke e përplasur atë në tavolinën e panelit. Menjëherë pas kësaj, të gjithë i...