Bota

Një gënjeshtër me pasoja dramatike

12 Mars 2021, 09:29 Nga DOSJA
Një gënjeshtër me pasoja dramatike

Sipas gazetës franceze “Le Parisien” nxënësja 13-vjeçare Z. ka deklaruar në gjykatë se për t’u justifikuar para babait, se përse e kishin përjashtuar dy ditë nga shkolla, e kishte gënjyer të atin duke sajuar historinë që mësuesi e kishte përjashtuar dy ditë nga shkolla për thyerje disipline, sepse ajo kinse kishte protestuar kur ai kishte treguar në klasë karikaturat e Mohamedit nga revista Charlie Hebdo.

Tani ajo pranoi para gjykatës që masa disiplinore nuk kishte pasur asnjë lidhje me karikaturat e Mohamedit. E reja Z. tha se atë ditë nuk kishte qenë fare në klasë, dhe se e kishte sajuar historinë, pasi shoqet i kishin thënë se mësuesi Samuel Paty i kishte treguar klasës këto karikatura.

E reja Z. madje kishte zënë be para të atit se historia është e vërtetë dhe se mësuesit Samuel Paty diskriminon myslimanët. Pas kësaj ai jo vetëm ngriti padi në polici kundër mësuesit Samuel Paty, por publikoi edhe në internet një video ku shprehej me urrejtje ndaj mësuesit dhe përmendte emrin e tij dhe shkollën në Conflans në veriperëndim të Parisit, ku ai jepte mësim. Dhjetë ditë më vonë, një islamist i ri i preu kokën mësuesit gjatë rrugës për në shtëpi.

Akuzë për shpifje me qëllim të keq

Drejtësia tani po heton kundër nxënëses Z. për shpifje me qëllim të keq. Gjatë marrjes në pyetje ajo tha se është penduar për gënjeshtrën e saj dhe se kishte thënë se kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur kurrë, nëse unë nuk do t’i kisha thënë babait historinë që sajova.

Avokati i 13-vjeçares, Mbeko Tabula, po përpiqet ta relativizojë përgjegjësinë e saj duke thënë se ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se gënjeshtra e saj mund të sillte me vete pasoja të tilla. Kurse Virginie Le Roy, avokatja e familjes së Samuel Paty, tha se babai duhet të kishte qenë në dijeni për gënjeshtrën dhe pretendimi se ai i besoi së bijës është shumë i dobët.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france samuel paty france samuel paty

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2021, 09:24

Mali i Zi: Situata e pandemisë jashtë kontrollit

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, në një konferencë shtypi (12.03) tha se situata epidemiologjike në Mal të Zi është shumë serioze dhe komp...