Politike

Ku mendoni se regjimet rrëzohen me votë? Meta: Zoti më ruajti më 2 mars, ruajta ekuilibrin në vend

11 Mars 2021, 21:04 Nga DOSJA
Ku mendoni se regjimet rrëzohen me votë? Meta: Zoti më ruajti

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, tha se në 2 mars ka qenë shumë pranë marrjes së një vendimi dramatik, duke nënkuptuar se mund të shpërndante parlamentin.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit”,  tha se asokohe e ka ruajtuar Zoti që të mbajë ekulibrin sakaq ka shtuar se të gjithë përpjekjet e Kryeministrit Rama kanë qenë të prishte marrëveshjen dhe të fajësonte opozitën të mos hynte ne zgjedhje.

“E dyta shkelja e marrëveshjes. Është një panik i tmerrshëm. Në demokraci pushteti në pamje të parë duket si shumë i fortë, por ka një forcë kur ka dhe një moral. Kur pushteti është i konsumuar prodhon nj reagim të ndryshëm. Zoti më ka ruajtur në 2 mars për të ruajtur një ekuilibër dhe për të do marrë një vendim që do i kishte çuar gjërat në zhvillime të ndryshme për më mirë apo më keq. Ja ku jemi, kanë mbetur dhe 40 e ca ditë. Ai nervozohet me mua se opozita nuk ka shans të mos marrë pjesë një zgjedhje. Të gjitha përpjekjet e tij kanë qenë që të prishte marrëveshjet dhe të fajësonte opozitën të mos hynte ne zgjedhje”.- ka thënë ai. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll