Politike

Rama justifikon denigrimin e Grida Dumës: Jeni ju që shikoni gjëra të tjera në vend të mikrofonit, s’e kam parrë kurrë

11 Mars 2021, 20:43 Nga DOSJA
Rama justifikon denigrimin e Grida Dumës: Jeni ju që shikoni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një satirë politike, denigrimin e figurës së ish-deputetes Grida Duma. I ftuar në “Real Story”, Rama tha se fotoja me mikrofon nuk është seksizëm dhe se po interpretohet në atë lloj forme, sepse Opozita shikon tjetër gjë tek ajo foto.

Kryeministri tha se nuk e ka parë kurrë në aspektin seksual dhe se është faji i personave që mendojnë të tjera gjëra në vend të mikrofonit në foton e Dumës. Nga ana tjetër Rama hapi videon e debatit ku ish-deputetja mbrohej përballë Frrok Çupit, debat i ndodhur pak javë më parë në “Open”, dhe tha se fjalët që Duma përdor nuk mund të cilësohen të drejta, kurse fotoja, denigruese.

Pjesë nga biseda:

Robert Rakipllari: Ne nuk kemi nevojë që të presim që të marrë populli me shqelma sepse jemi një forcë e plakur që nuk ripërtërihet dot. Dhe sa për dijeni, Luljeta Bozo nuk është etiketë, është një vlerë. Edhe një përfaqësuese e denjë për të gjithë gjyshërit dhe stërgjyshërit, sepse ndihet ende e denjë. Dhe është një vlerësim për ne që ajo ka ende energji t’i futet kësaj rruge.

Edi Rama: Ju mendoni se është faji im që ju e shikoni Grida Dumën nga ana seksuale. Unë nuk e shikoj fare në atë aspect

Robert Rakipllari: Ju pra ju e parë

Edi Rama: Ma bjer një mikrofon, mabjer një mikrofon

Robert Rakipllari: Sot gjykohesh nga karriera, nga aftësia, nga mënyra se si futesh, jo kështi si i merrni ju.

Edi Rama: Bashkove shumë gjëra bashkë. Ma bjer një mikrofon këtu…çfarë ka aty, ja dëgjojeni

Unë e kam ndjekur atë debat, nuk ka nevojë ta vendosni ju tani. U sulmua nga një burrë dhe i ktheu përgjigje.

Unë thjesht kam ilustruar personazhin. Fakti që ju shikoni të tjera gjëra në gojën e Gridës dhe në mikrofon…gridare do të thotë të bërtasësh, volare të fluturosh. Unë thjesht bëj ilustrumin. Kur ti e dëgjon të bërtasë e të thotë gjëra të ndyr në një studio, thua po mbron veten, ti thua që tani unë e kam seksualizuar.

(f.m/dosj.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama grida duma edi rama grida duma

Sondazh

Poll