Politike

“Pandemia dhe tërmeti”/ Rama justifikohet sërish, nuk harron Metën: E kemi një që i parashikon për ne s’e bëjmë do

11 Mars 2021, 20:30 Nga DOSJA
“Pandemia dhe tërmeti”/ Rama justifikohet sërish, nuk

TIRANË- Kryeministri Rama është ndalur tek pandemia e Covid-19 dhe te tërmeti i 26 nëntorit, ku nuk ka harruar të përmend sërish, Presidentin Meta, duke thënë se vetëm ky i fundit i parashikon tërmetet.

I ftuar në emisionin “RealStory”, Rama ka thënë se shumë investime u anuluan për shkak të pandemisë dhe tërmetit. Rama ka folur edhe për projektin Fier- Milot, duke thënë se u anulua pasi nuk randë dakort me kompaninë, pasi kjo e fundit nuk ofronte atë që qeveria dëshironte. 

” Kemi pasur edhe tragjedinë e tërmetit, pandeminë. Nuk parashikohen këto gjëra. Ne kemi një person këtu që parashikon tërmetet, Ilir Meta. Ok, ai i parashikon, por ne nuk kemi ndonjë gjë tjetër që na parashikon dhe pandeminë. Kështu që kemi edhe këto. Ne mund të kishim filluar Milot-Fierin. Pse nuk e bëmë? Nuk pranuam të lidhëm kontratë me kompaninë që u bë për të naqëlluar ne, nuk na ofroi termat që ne besonim dhe e refuzuam. Kjo temë është e mbyllur dhe i takon të nesërmes. Më pyesni për listat, jam gati të flas për ata që janë në listë, jo ata që nuk janë.”- ka thënë Rama. 

(f.m: a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll