Politike

“Esat Pasha është një shembull që nuk duhet harruar nga ata që punojnë kundër Shqipërisë”/ Meta: Kush prek votën d

11 Mars 2021, 20:30 Nga DOSJA
“Esat Pasha është një shembull që nuk duhet harruar

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka thënë sërish se kushdo që të prek votën, më 25 prill do t’i pritet dora pa anastezi.

I ftuar në emisioni “Të Paekspozuarit” Meta akuzoi Ramën se ka futur në dorë çdo pushtet, por jo popullin.

Ndër të tjera Meta ka marrë rastin e Esat Pashës, duke thënë se ky i fundit mori aq shumë para, po pasi u vra nuk mori asgjë me vete.

“Nëse preket vota do ketë prerje dore pa anestezi. Kjo do të ndodhë, kaq di të them. Në një vend ku ata të dosjes vihen prapë kandidatë, kur gjithë Europa thotë mos e bëj. Prerjen e dorës ke qejf ta shohësh? Të gjitha pushtetet i ka futur në xhep Rama, por popullin nuk e fut dot në xhep këto zgjedhje do jenë daneze. Presidenti do të marrë të gjitha masat që vota e 25 prillit të mbrohet. Esat Pasha mori aq shume para, por pasi u vra cfare mori? Esat Pasha eshte nje shembull qe nuk duhet harruar nga ata qe punojne kunder Shqiperise. “- ka thënë Meta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll