Politike

Rama: Aeroporti i Kukësit hapet në prill, do i sjell PD-së 130 vota me avion siç i kam premtuar

11 Mars 2021, 20:21 Nga DOSJA
Rama: Aeroporti i Kukësit hapet në prill, do i sjell PD-së 130

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ka thënë se Aeroporti i Kukësit do të hapet në muajin prill. 

I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama tha se fillimisht do të vijnë 130, emigrantët e Kukësit në Angli, duke shtuar se kështu do i sjell Partisë Demokratike 130 vota. 

Ndërkohë në lidhje me Aeroportin e Vlorë, kreu i qeverisë ka thënë se kontrata do të mbyllet për disa javë, sakaq për Aeroporin “Nënë Tereza”, është shprehur se do të investojë afro 100 milionë euro,

 Aeroporti i Kukësit do të hapet në muajin prill. Siç e kam premtuar edhe më herët do të vijnë 130 çuna anglie të cilët kanë shpenzuar shuëm energji për tu tallur e për të më kritikuar mua që kur kam postuar në Facebook planin, projektin, etj. Kështu që do t’i sjell 130 vota partisë Demokratike nga Anglia. Kontrata për aeroplortin e Vlorës mbyllet për disa javë. Ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme për qytetarët. Në aeroportin “Nënë Tereza” kemi negociuar një kontratë shumë të favorshme me një kompani shqiptare e cila largoi kinezët. Do të investojë afro 100 milionë euro, duke filluar nga pista, që nuk u bë kurrë nga kinezët, nga terminali dy dhe shërbime të tjera. Para pak ditësh morëm konfirmimin se kemi fluturime direkte në Dubai. Dubai është destinacioni i dyte më i vizituar nga shqiptarët. Në një vend ku thuhet rëndom se ‘s’kemi bukë, s’kemi bukë’”- tha Rama. 

(f.m:a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll