Politike

Rama: Balluku është në udhëtim në Hjuston, nesër me administratën e re firmosim marrëveshjen për futjen në punë të T

11 Mars 2021, 20:15 Nga DOSJA
Rama: Balluku është në udhëtim në Hjuston, nesër

TIRANË- Kryeministri Rama ka bërë të ditur se Ministrja Belinda Balluku, ndodhet në  Hjuston, ku do të firmosë morandumin me palën amerikane për futjen në punë të Tecit të Vlorës.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ka thënë se marrëveshja me amerikanët do të firmoset nesër dhe se Vlora do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm në Ballkan përmes aleancës me amerikanët.

“Ministrja është në udhëtim në Hjuston dhe firmos memorandumin me palën amerikane për futjen në punë të Tecit të Vlorës. Dihet historia e Tecit. Vlora do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm në Ballkan përmes aleancës me amerikanët. Projekti u nis me ta. Balluku ka bërë një punë fantastike, nesër me administratën e re firmosim marrëveshjen. Rilind një tjetër gërmadhë e lënë pas dore.”– tha Rama.

(f.g:a.k.dosja..al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama belinda balluku edi rama

Sondazh

Poll