Bota

Vetëvendosja publikon letrat që i dërgoi partive politike, ftesë për konsultime mbi kostituimin e institucioneve

11 Mars 2021, 18:51 Nga DOSJA
Vetëvendosja publikon letrat që i dërgoi partive politike,

KOSOVË– Sekretari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka përmes një shkrimi në Faceboook ka publikuar përmbajtjen e letrave të dërguara partive politike si: PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Manxhuka gjithashtu tha se një letër ftese i është dërguar edhe subjekteve të komuniteteve.

“Këto janë letrat që Kryetari Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë nisur në drejtim të subjekteve politike. Po ashtu kjo letër i është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet”,– thuhet në njoftim.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, kanë ftuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, për një takim të hënën më 15 mars në ora 11:30.

Ndërkohë që një ftesë identik e ngjashme për takim i është dërguar edhe kryetarit të LDK-së i cili do të zgjidhet me 14 mars. Takimi me kryetarin e ri të LDK-së mund të ndodhë më 15 mars në ora 12:30.

Ndërsa me të parin e AAK-së, Ramush Haradinajn, VV-ja planifikon të takohet në orën 13:30.

Këto janë letrat që Kryetari Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë nisur në drejtim të subjekteve politike. Po ashtu kjo letër i është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet.

Posted by Arlind Manxhuka on Thursday, March 11, 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arlind manxhuka lëvizja vetëvendosje arlind manxhuka lëvizja vetëvendosje

Sondazh

Poll