Sport

Jose Mourinho “kunj” Juventusit dhe çmend tifozët pas eleminimit: Jam gjithmonë i lumtur kur…

10 Mars 2021, 21:25 Nga DOSJA

PORTUGALI-Porto arriti një kualifikim historic në Champions League teksa ka kaluar në raundin tjetër duke eleminuar Juventusin. Ndërkohë, duket se një lëvizje e Jose Mourinho-s ka çmendur totalisht tifozët e Interit, por edhe ka nevrikosur ato të Juventusit.

Në një postim të Porto-s, nuk ka munguar edhe komenti i Jose Mourinhos. Ai ka postuar një mal me duartrokitje në një nga komentet e ketij postimi dhe kjo ka çuar në delir tifozët që më pas nuk janë përmbajtur me komentet e tyre. Jo vetëm kaq, por Mourinho foli për suksesin e portugezëve gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Dinamo Zagreb.

“E vetmja gjë që mund të them është se jam gjithmonë i lidhur me ekipet e së kaluarës sime nga pikëpamja emocionale dhe Porto ka qenë një përvojë shumë e rëndësishme nga e kaluara ime. Unë jam gjithmonë i lumtur kur e kaluara ime është e lumtur. Një natë e shkëlqyer për Porton, jam shumë i lumtur për ta”, përfundoi Mourinho.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport josë mourinho juventus josë mourinho juventus

Sondazh

Poll

Sport 10 Mars 2021, 19:51

ANGLI-Të mirë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar dhe të shkathët: Victoria dhe David Beckham janë gjithmonë në qendër të mediave britanike dhe amerikane të tha...