Bota

“U akuzua për ndalim të eksportit të vaksinave”/ Boris Johnson hedh poshtë deklaratat: Ne jemi krenar që kemi mbështet

10 Mars 2021, 16:32 Nga DOSJA
“U akuzua për ndalim të eksportit të vaksinave”/

ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson ka hedhur poshtë pretendimet nga Bashkimi Evropian se Anglia ka ndaluar eksportin e vaksinave anti-Covid drejt Evropës. Sky News shkruan se Johnson tha në një deklaratë se Anglia nuk ka bllokuar asnjë vaksinë të vetme, por madje dhe i ka ndihmuar vendet e tjera.

“E gjithë Dhoma mund të jetë krenare për programin e vaksinimit të Anglisë, me mbi 22.5 milion njerëz që tani kanë marrë dozën e tyre të parë në të gjithë Britaninë. Ne gjithashtu mund të jemi krenarë për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendeve ndërkombëtare, duke përfshirë 548 milion paundë që i kemi dhuruar Covax-it. Prandaj dëshiroj të korrigjoj sugjerimin nga presidenti i Këshillit Evropian se MB ka bllokuar eksportet e vaksinave. Më lejoni të jem i qartë: ne nuk kemi bllokuar eksportin e një vaksine të vetme COVID-19 ose përbërësve të vaksinës. Kjo pandemi na ka vendosur të gjithëve në të njëjtën anë në betejën për shëndetin global; ne jemi kundër nacionalizmit të vaksinave në të gjitha format e tij,” tha ai.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel disa ditë më parë akuzoi Britaninë dhe Amerikat për ndalim të eksportit të vaksinave anti-Covid në Evropë.

 “Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një ndalim të plotë për eksportin e vaksinave ose përbërësve të vaksinave të prodhuara në territorin e tyre” tha Michel.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson charles michel vaksinat anti-covid boris johnson charles michel vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll