Bota

“Babi më fal”/ E rëndë në Turqi, i ati vret djalin pa arsye: Nuk doja që të mëkatonte kur të rritej

10 Mars 2021, 16:10 Nga DOSJA
“Babi më fal”/ E rëndë në Turqi, i ati vret

TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi dy ditë më parë, ku një baba ka vrarë djalin e tij pa arsye. Sozcu shkruan se 32-vjeçari Ismail Kilincer mbyti djalin e tij 10 vjeç vetëm se nuk donte që të mëkatonte kur të rritej.

Ngjarja ka ndodhur në 8 mars rreth kohës së mbrëmjes, ku Ismaili dërgoi gruan e tij në dyqan dhe më pas kreu aktin duke e mbytur me duar. Para se ta vriste djali i kërkoi babait falje dhe se i tha që i vinte keq.

Babi më fal. Babi, edhe mua më vjen keq,” tha Huseyin.

Pasi e vrau, Ismaili mori në telefon policinë dhe i tha se kishte kryer një vrasje. Ai tha se e kishte planifikuar vrasjen para dy javëve dhe se nuk donte që djali i tij të shkonte në ferr si ai por t’i hapej rruga drejt parajsës pa mëkate.

“Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja. I kërkova falje djalit tim, e përqafova dhe e putha. Unë kam mëkatuar shumë dhe do të shkoj në ferr. Djali im do të vazhdonte të mëkatonte teksa do rritej më shumë. Sa më gjatë që jeton një person, aq më shumë mëkaton. Unë nuk doja që djali im të binte në tundim, ndërkohë që ai rritej dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë ndërkohë që ai ishte ende pa mëkatuar”, tha Ismaili.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota babai vrau djalin huseyin ismail kilincer babai vrau djalin huseyin ismail kilincer

Sondazh

Poll