Bota

E rëndë në Greqi, dy vëllezer drogojnë dhe përdhunojnë dy vajza të mitura, arrestohen pas denoncimit të tyre

10 Mars 2021, 15:55 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi, dy vëllezer drogojnë dhe

GREQI– Tmerrin absolut e përjetuan dy vajza të vogla në Ilion të Greqisë të cilat u përdhunuan nga dy të rinj të moshës 19 dhe 24 vjeç të cilët janë arrestuar.

E gjitha ngjarja ndodhi në 3 Mars në sheshin e Ilionit dhe duket se dy vajzat, 15 dhe 16 vjeç që janë kushërira, i njihnin dy të rinjtë grekë. 19-vjeçari dhe 24-vjeçari u ofruan atyre një pije dhe pasi arritën t’i dehnin, ata i çuan në një hotel ku më pas i përdhunuan.

Sipas in.gr, thuhet se autorët dhunuan një vajzë dhe abuzuan me tjetrën, njëri nga vëllezërit përdhunoi vajzën 15-vjeçare në banjën e dhomës, ndërsa vëllai i tij abuzoi me 16-vjeçaren.

Kur u kthyen në shtëpi, në një gjendje të keqe psikologjike, vajzat i treguan gjithçka prindërve të tyre, të cilët njoftuan policinë dhe transportuan viktimat në Spitalin e Fëmijëve. Aty, u zbulua se vajzat ishin abuzuar seksualisht, me 15-vjeçaren që kishte dëmtime në zonën gjenitale.

Pavarësisht nga gjendja e tyre e dobët, vajzat ishin në gjendje t’i përshkruanin autorët e policisë të Departamentit për të Mitur. Kështu, dy të rinjtë u gjetën menjëherë dhe u arrestuan, ndërsa kërkohet një person i tretë. 24-vjeçarit që u arrestua iu dha paraburgimi, ndërsa 19-vjeçari u la i lirë me kusht.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni perdhunohen dy te mitura ne greqi perdhunohen dy te mitura ne greqi

Sondazh

Poll