Bota

Komisioni Evropian jep LAJMIN e MIRË: Evropa do të marrë 4 milion doza shtesë të vaksinës së Pfizer këtë muaj

10 Mars 2021, 15:15 Nga DOSJA
Komisioni Evropian jep LAJMIN e MIRË: Evropa do të marrë 4 milion

BRUKSEL– Komisioni Evropian, ditën e sotme ka bërë me dije se ka arritur një marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech, për furnizimin me 4 milion doza shtesë të vaksinës Covid që do të dorëzohen këtë muaj, në të gjithë Evropën. 

“Ruters”, bën me dije se dozat për të vaksinuar 2 milionë njerëz do të dërgohen tek vendet që janë më të prekura me sëmundjen vdekjeprurëse.

Ursula von der Leyen, presidentja e KE u shpreh: “Për të trajtuar variantet agresive të virusit dhe për të përmirësuar situatën në pikat e nxehta, veprimi i shpejtë dhe vendimtar është i nevojshëm.”

Ndërkohë, bëhet me dije se një zëdhënëse e BioNTech tha se dozat shtesë ishin rezultat i një “përmirësimi të efikasitetit”. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina kunder covid-19 vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll