Bota

Tepiç: Përgjimet dëshmojnë se presidenti Vuçiç dhe vëllai i tij bashkëpunojnë me kriminelë

10 Mars 2021, 15:33 Nga DOSJA
Tepiç: Përgjimet dëshmojnë se presidenti

SERBI– Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SAA), Marinika Tepiç, deklaroi sot se kryetari i së djathtës serbe, Misha Vaçiç, ishte përgjuar nga viti 2017 deri në vitin 2019 dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe vëllai i tij Andrej “pushtuan” masat ligjore të përgjimit, duke komunikuar me të përgjuarit.

Tepiç deklaroi në konferencën për shtyp se Vaçiç ishte përgjuar sepse dyshohej për ekstremizëm, si dhe armë të paligjshme, të cilat, siç deklaroi ajo, nuk iu konfiskuan sepse ai ishte në marrëdhënie miqësore dhe gati familjare me Vuçiç.

Sipas Gazetës Express, ajo u tregoi gazetarëve dokumentet që ajo pretendon se ishin regjistra të deklaratave të oficerëve të policisë të ngarkuar me përgjimin dhe deklaroi se ata e bënë atë zyrtarisht dhe në bazë të një vendimi gjyqësor dhe se nuk flitej për dikë që ishte duke përgjuar në mënyrë të paligjshme Aleksandër Vuçiçin.

“Kur Aleksandër Vuçiç pretendoi se ishte përgjuar në mënyrë të paligjshme 1,572 herë në mënyrë që dikush po përgatiste atentat ndaj tij. Aleksandër dhe Andrej Vuçiç pushuan masat e përgjimit ligjor, duke komunikuar me personat e përgjuar”,- tha Tepiç.

Ajo pretendon se disa minuta të përgjimeve provojnë se vëllezërit Vuçiç komunikojnë intensivisht me njerëz që dyshohen për ekstremizëm, mbajnë armë pa autorizim dhe kërcënojnë opozitën dhe gazetarët.

Ajo arriti në përfundimin se në këtë rast, bëhet fjalë për kreun e shtetit që bashkohet me kriminelë të cilët krijuan, financuan, ushqyen dhe mbrojtën veten e tyre, në mënyrë që të përfitonin nga krimi dhe të kishin dominim mbi armiqtë e tyre politikë dhe mediat e pavarura.

(d.a/dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic marinika tepiç aleksander vucic marinika tepiç

Sondazh

Poll