Politike

Rama bën montazh me kandidatët e opozitës, iu vë nofka të gjithëve: Shihini me radhë (LINÇIMI që iu bën Metës, Shehit

10 Mars 2021, 11:14 Nga DOSJA

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një strategji të re për fushatën e 25-prillit që është linçimi i kandidatëve të opozitës. Kryeministri i ka marrë me radhë të gjithë emrat e vënë në listë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët. Fotot e zgjedhura nga Rama janë fotot e bëra me porosi për kandidatët e PS dhe mbledhja e pozave më të këqija të kandidatëve të opozitës.

Prezantimi i Ramës për kandidatët shoqëruar me foto. 

Edi Rama: Është për të qartë me ‘oi’ se ku u katandis pas 30 vitesh PD. Po kur thonë “Shqipëria fiton!”. Oh zot po me kë fiton? Me kë? Me kë fiton? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana? (Nxjerr foton e Berishës) Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (Foto nga Manastirliu dhe Petrit Vasili.

Me kë fiton Tirana, ja shiheni?

Urdhëro njëri që lufton me grekun dhe derdh gjak në Tv, tjetrën e njihni.

Përfitoj nga rasti se më ishte përgjigjur qirje Vangjeli, me disa fjalë që unë kam thënë për të. Unë atyre fjalëve su heq asnjë presje, por kanë kaluar 10 vite dhe janë po ata.

Mos thoni që ky s’është deputet, ky është kryedeputet. Etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme. Përfytyroni sikur në 25 prill të mos zgjidhet kjo por ky. Shikojeni.

Po këtu me kë fiton Durrësi?

Shikojeni… Çfarë ka barku ka bardhaku.

Shihni këtë tjetrën, ka dalë me flamurin amerikan… e mban në garazh partinë. In thotë Lulit o më fut në listë ose tu futa në listë.

Shihni Beratin ky është Ludoviku i filmit që gëlltiti një gjellë lugë të prishur dhe ngeli tek SHQUPI

Shihni Kavajën… Me Etjenin që ka bërë një rrugëtim pa i ndarë studimet edhe Gridare, gridare ooo ooo

Po Shkodra me kë fiton? Një gjë ky meriton se s’meriton foto bardhezi se është i vetmi me ngjyra në atë skuadër. Shkodranët kanë një zgjedhje le ta bëjnë.

Ky është Elbasani, e para e Elbasanit, e para e LSI. Me kë fiton Elbasani, me arsimin apo me filxhanin? Besoj e shquani kush është.

Ky është Kukësi, kjo është Dibra. Shërbëtori publik i Londrës dhe i arratisuri nga Bashkia e Kamzës. Kjo është zgjedhja.

Ja dhe zgjedhja për Korçën, Korça me kë fiton, me zonjën majtas apo me lakuriqin djathtas? Se ky më ka hyrë dhe në fushën time, na turpëroi si kategori.

Kjo është Vlora, ky është Leskua për kë nuk e njeh, këtu është në restorant. Kryetar i KLSH, foto e shkëputur nga një betejë në restorant, mundje e lirë mes miqsh mbasi ka mbaruar gjithë rakia e lumit të Vlorës. Ky është i pari i Vlorës. Dje sikur kishte dhënë dorëheqjen, sot është futur sërish në garë se i kishin dalë avujtë. Sot do të japë dorëheqjen prapë dhe SHQUPI do të vendosë një taksi, taksi ambulance për nxjerrje pijeje çdo natë. Kryetari i KLSH.

Ky është ministri i arsimit, propozim që PD i bën Lezhës. E njihni, Mark Mark Mark Marku.

S’po flas më… Meqë Lezhën e konsiderojnë si vend ku do të hedhin librat falas kanë hedhur Markun dhe Gjekmarkun. Është e qartë besoj, shumë e qartë besoj. Janë halli i madh këta për atë që thashë në fillim.

Ky është propozimi që i bëhet demokratëve të Gjirokastrës, ata që kanë mbetur atje. Ministri i Shëndetësisë në konkurrencë me atë tjetrin e LSI.

Ja dhe Fieri. Zgjidhni e merrni ata që na ndjekin.

Majko dhe Mesila. Me kë fiton Tirana?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fushata e 25 prillit edi rama fushata e 25 prillit

Sondazh

Poll