Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD kërkesë KQZ-së të mos lejojë Tom Doshin në garë. PSD: Shpifje të ulëta, jemi faktor politik

10 Mars 2021, 11:14 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ PD kërkesë KQZ-së të mos lejojë

TIRANË– Partia Demokratike kërkon nga KQZ të mos e regjistroje Tom Doshin në zgjedhjet e 25-Prillit. Sipas PD-së, Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizmit dhe nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Në deklaratë zyrtare, PD shkruan se sipas nenit 2 të ligjit të dekriminalizimit, Doshi është i dëbuar nga SHBA dhe kjo përbën shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të tij.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit. Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa më pas, vetë PSD në një reagim për mediat,  u shpreh se kërkesa e PD është e bazuar në shpifje. “Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!”-thuhet në reagimin e PSD.

Tom Doshi është në qendër të deklaratave edhe nga Ambasada Amerikane. Yuri Kim ka kërkuar me emër moskandidimin e tij në këto zgjedhje, por me anë të një manovre ligjore, duke ndryshuar emrin e kryetarit, Doshi është në fushatë për 25 prillin. Ai do të garojë në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër. Një investigim i bërë nga “31 minuta”, një projekt i financuar nga SHBA, zbuloi se Doshit i është ndaluar hyrja dhe në Australi si dhe i është revokuar viza, pasi Ministria e Brendshme atje, e cilëson si të padenjë për të kaluar testin e karakterit.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike tom doshi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 partia demokratike tom doshi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll