Politike

“Bashkia përcakton cili biznes duhet të punojë, cili jo”, Bardhi takim me biznesmenët në Librazhd: Kjo merr fund me 25

10 Mars 2021, 11:20 Nga DOSJA
“Bashkia përcakton cili biznes duhet të punojë, cili

LIBRAZHD– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me biznesmenët e Librazhdit, ku është njohur me problematikat e tyre.

Bardhi ka takuar qytetarin Fadil Kojku, i cili ka një biznes të shitjes së materialeve të ndërtimit në Librazhd dhe sipas tij, ka arritur në pikën që të mbajë vetëm 3 punëtorë, pasi Bashkia e Librazhdit ka ndërhyrë në treg, dhe ajo e përcakton se kush duhet të punojë e kush jo.


Do duhet të bëzh biznes me këta që të ecësh. Nëse mundohesh e përpiqesh vetë, dhe je i ndershëm, të vënë këmbën në fyt”, u shpreh Bardhi.

Gjatë bashkëbisedimit u denoncua edhe trysnia e inspektorëve çdo dy ditë.

Ne do ta çlirojmë biznesin, do ulim taksat, se po u çlirua biznesi, po u rritët ju, krijohen vende pune dhe shumë familje kanë mundësinë të dalin nga varfëria ekstreme”, tha Bardhi.

Bardhi pohoi se filozofia e PD është që bizneset dhe qytetarët të kenë më shumë para në xhepat e tyre, sepse dinë t’i shpenzojmë më mirë, se sa t’i marrë qeveria e bashkia që i bëjnë pllaka e perde.

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin shtoi se dy prioritetet në qeverisje, që janë mbështetja e biznesit dhe e fshatit, do të sjellin në vend normalitetin që duhet.

Ky normalitet vjen me ndryshimin që do të sjellë vota e 25 prillit”, u shpreh Bardhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi ne librazhd gazment bardhi ne librazhd

Sondazh

Poll