Politike

Yuri Kim zbret në terren, takon Ballën, Bardhin dhe Kryemadhin! Kryetarja e LSI: Ambasadorja donte relax, s’është takim pu

10 Mars 2021, 11:04 Nga DOSJA
Yuri Kim zbret në terren, takon Ballën, Bardhin dhe Kryemadhin!

ELBASAN-Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Elbasan aty ku do të zhvillojë një takim me ambasadoren e Amerikës, Yuri Kim.

Kryemadhi mësohet se i ka thënë gazetarëve se duhet të filmojnë ata që Rama i mbyt me taksa si dhe është shprehur se ambasadorja ka nevojë që të relakosohet.


Gjithë kjo pritje madhështore, (u drejtohet gazetarëve) mirë do ishte që të filmonit këta njerëzit që nuk kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama, sesa të na filmonit ne që hymë kafe në pushim. Po të kisha takim e bëja në Tiranë në zyrë. Pse Elbasani? Ka nevojë për pushim ambasadorja”, tha Kryemadhi.

Ambasadorja Yuri Kim ndodhet ditën e sotme në Elbasan, aty ku po zhvillon takime të njëpasnjëshme me disa nga drejtuesit politik. Kim është takuar fillimisht me Ballën, Bardhin, pak minuta më parë me Kryemadhin ndërsa pritet që të takohet dhe me Hajdarin.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi yuri kim monika kryemadhi yuri kim

Sondazh

Poll