Politike

Listat e kandidatëve për deputetë/ Yuri Kim mbledh politikanët në Elbasan, takohet me Ballën, Bardhin dhe Kryemadhin. Amba

10 Mars 2021, 09:25 Nga DOSJA
Listat e kandidatëve për deputetë/ Yuri Kim mbledh

ELBASAN– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet ditën e sotme në Elbasan, prej nga ka zhvilluar disa takime me politikanë të ndryshëm të vendit. Kim e nisi fillimisht takimin me sekretarin e përgjithshëm të PS, Taulant Balla.

Pasi ka përcjellë Ballën, Kim është takuar dhe me Gazmend Bardhin, drejtuesin politik i PD-se i qarkut të Elbasanit. Ajo që u vu re ishte se Balla dhe Bardhi nuk u takuan me njëri-tjetrin, duke shmangur në këtë formë dhe kontaktin apo ballafaqimin.

Më pas Kim është takuar në ambientet e hotelit dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. Kjo e fundit, në momentin që ka hyrë brenda hotelit iu është drejtuar gazetarëve duke i thënë se ambasadorja ka nevojë për relax. Pas mbarimit të takimit, Kryemadhi sërish ka dhënë një deklaratë për gazetarët për të cilët tha se kryeprokurori i Elbasanit është në konflikt interesi pasi vëllai i tij i 3-ti në listën e PS.

Ndërkohë bëhet e ditur se në orët në vijim ambasadorja Kim, do të takohet dhe me deputeten Rudina Hajdarin me të cilën do të konsumojë dhe një drekë.

Të gjithë politikanët u thirrën nga ambasadorja për të diskutuar mbi listat e kandidatëve për deputetë. Pas takimeve që do të zhvillojë ditën e sotme, ambasadorja Kim do të ketë një prononcim për mediat rreth orës 14:30. Këto takime vijnë dy ditë pas zyrtarizmit të listave të dorëzuara në KQZ nga partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit.


(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi rudina hajdari taulant balla yuri kim yuri kim ne elbasan monika kryemadhi rudina hajdari taulant balla yuri kim yuri kim ne elbasan

Sondazh

Poll