Politike

Rama nis zyrtarisht fushatën: Këta janë kandidatët e opozitës, zgjidhni dhe merrni! Dilni në rrugë dhe vraponi se kundër

10 Mars 2021, 10:41 Nga DOSJA
Rama nis zyrtarisht fushatën: Këta janë kandidatët e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ekipin e kandidatëve për deputetë, me të cilët do të kërkojë mandatin e tretë për të qeverisur vendin. Por më shumë se për të treguar vlerat e të zgjedhurve të tij, Rama ka zgjedhur që të lincojë publikisht kryedemokratin Lulzim Basha, paraardhësin e tij Sali Berisha dhe të gjithë aleatët e tjerë, duke mos harruar as presidentin Ilir Meta.


Duke zgjedhur fotot më denigruese të tyre që qarkullojnë në rrjet, kryesocialisti s’i ka kursyer fyerjet ndaj kandidatëve opozitarë. Megjithatë mes më shumë se 50 minuta batuta, është kujtuar që të japë edhe disa porosi për të zgjedhurit e tij.

“Dilni në rrugë dhe në çdo media e ekran, vraponi, vraponi, vraponi se kundërshtarët nuk na frymëzojnë,”-ky ka qenë mesazhi që Rama u ka thënë virtualisht, ndërsa shtoi se të gjithë “senatorët” janë figura të njohura dhe ka besim se do ta “çajnë” listën.

Si shembull, kryeministri ka marrë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për të cilin tha se kishte këmbngulur që të ishte i treti të Gjirokastër, si shembull i shpirti të skuadrës. Kjo është dita e dytë që nga publikimi i listave që kryesocialisti del për të prezantuar objektivat dhe emrat që u ka besuar terrenin. Ndërkohë që aktivitete të ngjashme nuk kanë munguar as nga kampi blu. Tashmë gara është ndezur, fushata ka nisur…!

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 10 mars 2021 edi rama edi rama 10 mars 2021

Sondazh

Poll