Politike

Presidenti Meta publikon RAPORTIN : Shqipëria ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike në një

10 Mars 2021, 09:40 Nga DOSJA
Presidenti Meta publikon RAPORTIN : Shqipëria ka rënë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me raportin e fundit të fondacionit botëror “Heritage”, ku duket se Shqipëria ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike.

Në një reagim në ‘Facebook’, Meta  shkruan se kjo rënie ka lidhje të drejtpërdrejtë me cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Sipas Metës ai ka pasur të drejtë në dekretet e tij ku konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, në mbrojtje të konkurrencës së lirë. Në fund të reagimit të tij, kreu i shtetit thekson se referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera.

Reagimi i plotë:

 Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiadë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.

Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike heritage ilir meta liria ekonomike ne shqiperi heritage ilir meta liria ekonomike ne shqiperi

Sondazh

Poll