Politike

Ndërron jetë koordinatori i LSI-së për Astirin, Kryemadhi ndan lajmin e trishtë: Më the se ishe kthyer nga Gjermania, do n

10 Mars 2021, 10:13 Nga DOSJA
Ndërron jetë koordinatori i LSI-së për Astirin, Kryemadhi

TIRANË– Koordinatori i LSI-së për Astirin ka ndërruar jetë. Këtë lajm e ka ndarë vetë Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi shkruan në ‘Facebook’ se mesazhi i fundit që Eno i ka dërguar ka qënë 30 ditë më parë, atëherë kur e njoftoi se ishte kthyer nga Gjermania. Ndër të tjera kryetarja e LSI-së shkruan se Eno do ti mungojë të githëve, e sidomos familjarëve të tij.

POSTIMI:

Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës.
Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur më the se ishe kthyer nga Gjermania. Por dje, të gjithë u ndalëm, nuk folëm, shtangëm, sepse ti ike dhe na le përgjithmonë. Nuk duam të të përcjellim, të duam për vete, të duam këtu me ne. Por ti zgjodhe të ikësh sepse parajsa është më e mirë sesa kjo botë këtu e padrejtë.Eno, ti ike dhe le vetëm Mirën me fëmijët, por të premtoj se ata nuk do të jenë kurrë vetëm, ne do jemi aty për ta gjithmonë.Të duam Eno jonë, do na mungosh me shakatë e tua.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll