Politike

Rama u jep POROSITË socialistëve: Dilni media më media, harroni sa kemi punuar! Kundërshtarët, problemi më i madh, Luli fl

10 Mars 2021, 10:56 Nga DOSJA
Rama u jep POROSITË socialistëve: Dilni media më media, harroni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë publikisht porositë ndaj socialistëve! Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti ka kërkuar prej tyre që të harrojnë gjithçka është arritur për 4 vite dhe të punojnë dhe të dalin kudo para qytetarëve. Ndërkohë nuk ka harruar që të përmendë edhe kundërshtarët, duke i cilësuar si problemin më të madh që kanë. Rama tha se programet e tyre nuk i frymëzojnë.


Në këtë minutë të parë dëshiroj t’ju them që iu lutem harrojini sondazhet. Avantazhet! Harrojeni sa shumë kemi bërë në këto dy mandate, dhe sa shumë kemi punuar. Harrojini të gjitha. Ndeshja fitohet kur kalojnë të gjitha votat në kufi. Të fokusohemi tek programi i punës, qytet më qytet; media më media, në çdo dritare të mundshme komunikimi. Kijeni mirë parasysh se problemi më i madh janë kundërshtarët e çoroditur. Tash 4 vjet kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen. Programe pa lidhje me ekip i mosozotshëm. Luli si roje parkingu që fle gjumë me Monikën që u bie borive për të ndaluar autokolonën tonë drejt fitores. Janë problem sepse duhet të gjesh fuqi ekstra. Motivimin nuk na e japin dot, janë shumë të dobët. Fokusohuni tek objektivat. Vraponi pa pushim, pasojeni topin, të gjithë në sulm e mbrojtje. Të gjithë në sulm për drejtësinë e të ardhmes,”-tha Rama. 

LAJMI KRYESOR- Rama nis zyrtarisht fushatën: Këta janë kandidatët e opozitës, zgjidhni dhe merrni! Dilni në rrugë dhe vraponi se kundërshtarët nuk frymëzojnë

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 10 mars 2021 edi rama edi rama 10 mars 2021

Sondazh

Poll