Politike

Shqipëria buzëqesh… por me hope! Harrohet premtimi për 8 mijë doza nga Pfizer, qeveria me mendjen tek fushata, s’kan

10 Mars 2021, 09:16 Nga DOSJA
Shqipëria buzëqesh… por me hope! Harrohet premtimi për 8

TIRANË “Deri në maj në Shqipëria do të ketë 120 mijë doza vaksine anti-COVID,”-kështu deklaroi dje zyrtarisht me zë e figurë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një intervistë të dhënë për mediat, ministrja prezantoi të dhëna të reja lidhur me pritshmëritë e vendit për doza nga Pfizer, por nuk pipëtiu asnjë fjalë lidhur me premtimin se këtë javë do të mbërrinin 8 mijë vaksina. Vaksinat ishin paralajmëruar se do të vinin të hënën, por ende nuk ka asnjë sinjal prej tyre.

Edhe në seancën plenarë të të hënës, ku zakonisht ministrja jep një plan dhe parashikim me prurjet nga kompania, pllakosi heshtja. Mesa duket atë ditë e gjithë qeveria ishte e ‘merakosur’ për pozicionin në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, saqë pandemia u la pas dore.

Ndërkohë që prej mungesës së dozave, në vend ka rënë edhe ritmi i vaksinimit. Edhe pse ministrja parashikon se brenda javës mbyllet imunizimi i bluzave të bardha, sërish dozat që ndodhet në frigoriferë nuk janë të mjaftueshme për të vijuar vaksinimin tek të moshuarit. Nga data 5 mars deri në përditësimin e fundit zyrtar të shifrave, dje, ka një diferencë prej 804 dozash, që mund të shpëtojnë jetë dhe ulin bilancin e frikshëm që duket se po karakterizon edhe muajin mars.

TË DHËNAT E 5 DITËVE TË FUNDIT:

9 mars- Gjatë ditës së sotme janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime.

8 mars- Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,275 vaksinime.

7 mars– Gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,663 vaksinime.

6 mars- Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime. 

5 mars- Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Premtime shumë, por ende asnjë sinjal zyrtar. Mesa duket e gjithë vëmendja tanimë ka kaluar tek fushata dhe Shqipëria do të buzëqeshë herë pas herë, sapo qeveria të ketë mundësi. Ndërkohë që fokusi i të parëve të vendit është i shpërndarë, Shqipëria numëron 114209 raste të infektuara, nga të cilët nuk ia kanë dalë të mbijetojnë 1969 qytetarë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi vaksinimi anti-covid ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi vaksinimi anti-covid ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll