Politike

Së shpejti do kemi lajme të mira… Ç’po ndodh me riatdhesimet nga kampet siriane? Ministri Çuçi jep DETAJE, hapat që po

10 Mars 2021, 08:21 Nga DOSJA
Së shpejti do kemi lajme të mira… Ç’po ndodh me

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar se do të ketë lajme të mira për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në kampin e Al-Holit në Siri. Në një intervistë për “Absolut 4”, ministri u shpreh se situata në kamp sa vinte dhe po komplikohej, megjithatë bëri premtim për të riatdhesuar të tjerë. 

“E kam thënë publikisht qëllimin e vizitës dhe s’kam gjë më tepër që do të thotë nuk është një përpjekje, por është e vazhdueshme, ashtu si paraardhësi im, nuk e kam ndërprerë punën për të riatdhesuar çdo shqiptar të mbetur në kampet e Sirisë. Vizita ime ishte një nga hapat që po ndërmarrim për këtë qëllim. Do të kemi në një kohë të shpejtë edhe lajme pozitive në lidhje me shpëtimin nga vuajtjet të shqiptarëve që kanë mbetur në ato kampe,”-tha ministri.

Të fundit që u riatdhesuan nga kampi i Sirisë, ishin Endri Dumani, Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj të mitur. Të pestë u sollën në Shqipëri në tetor të vitit të shkuar, dhe vetëm pak ditë më parë u lejuan që të largoheshin nga ambienti ku edhe ishin nën kujdesin e psikologëve. Pas 6 muajsh terapi, të sjellët nga kampi janë vlerësuar të gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi kampi i al holit bledi çuçi kampi i al holit

Sondazh

Poll