Aktualitet

Pandemia në 12 muaj, Manastirliu: Do kemi 120 mijë doza vaksinash deri në maj. Lufta ende nuk ka përfunduar

9 Mars 2021, 20:36 Nga DOSJA
Pandemia në 12 muaj, Manastirliu: Do kemi 120 mijë doza vaksinash deri

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folsur sërish rreth situatës së pandemisë në vendin tonë.

E ftuar në emisionin “RealStory” teksa ka folur për bilancin e Covid-19, që prej 1 viti, ajo ka thënë se deri më tani janë kryer 20 mijë vaksinime, sakaq shton se brenda kësaj jave do të mabrojë edhe vaksinimi i personelit shëndetësore.

Më tej, Manastirliu, ka thënë se deri në maj në Shqipëria do të ketë 120 mijë doza, sakaq ka shtuar se vendi ynë po përpiqet që të bëjë kontrata për sigurimin e dozave edhe me vende të tjera.

“Një vit marramendës, frenetik, i cili na ka mësuar shumë dhe që na ka mësuar një mësim jete që me të panjohurat duhet të dish si të sillesh, të marrësh vendimin e duhur në kohë ne duhur dhe është fat kur ke ekipin e duhur, ashtu sikurse sistemi shëndetësor pati armatën e mjekëve dhe investimet e duhura në sistemin shëndetësor. Nëse bënim një bilanc të një viti, lufta ende nuk ka përfunduar, ndaj bilanci final do bëhet në fund të luftës. Tashmë shquhet më qartë drita në fund të tunelit. Fushata e vaksinimit ka nisur, 20 mijë vaksinime të kryera. Brenda kësaj jave përfundojmë vaksinimin e personelit shëndetësor. Kemi 8 qendra të vaksinimit. Po përgatitemi në një perspektivë shumë të shpejtë për planin e vaksinimit masiv për popullatën. Kanë ardhur 32 mijë vaksinat e para nga kjo kontratë me Pfizer, fillon nga e hëna një seri të tjera dozash, në prill, në maj dhe vijojmë me Pfizer për këtë kontratë, ndërkohë që presim javën e ardhshme, për fillimin e vaksinimit me Astra Zeneca, nëpërmjet instrumentit të COVAX. Do kemi 120 mijë doza deri në maj. Në total deri më sot kemi të kontraktuara 1 mln e 600 mijë doza. Po punojmë për kontrata të tjera, në mënyrë që vera të jetë një çlirim dhe një rifillim i kujdesshëm i normalitetit. Ne do ta arrijmë planin tonë për vaksinimin e plotë të popullatës në 14 muaj, por përsëri duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Manastirliu.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll