Aktualitet

‘Probleme me pasurinë’, KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra gjyqtari Idriz Mulkurti

9 Mars 2021, 18:20 Nga DOSJA
‘Probleme me pasurinë’, KPA lë në fuqi vendimin e

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,  për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit të Krimeve të Rënda Idriz Mulkurti.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë pasi është konstatuar se Mulkurti, ka probleme me pasurinë, ndërkohë mësohet se ky i fundit së bashku me avokatin e tij, nuk ishin të pranishëm, kur KPA, njoftoi vendimin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e hetoi Mulkurtin në të tre kriteret dhe vendosi shkarkimin e tij, për shkak të problemeve të pasurisë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2019, datë 04.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, datë 14.06.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, datë 14.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.03.2021.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet idriz mulkurti kpa kpk idriz mulkurti kpa kpk

Sondazh

Poll