Aktualitet

Festë në lokal pas orarit të lejuar, arrestohen 13 persona në Itali midis tyre dhe 1 shqiptar

9 Mars 2021, 18:24 Nga DOSJA
Festë në lokal pas orarit të lejuar, arrestohen 13 persona

ITALI- 13 persona janë arrestuar në Itali pasi kanë thyer rregullat e vendosura anti-Covid. Ilcittadinomb shkruan se të arrestuarit po bënin një festë me muzikë të lartë në një restorant dhe me dyer të mbyllura në qytetin e Muggio.

Policinë e njoftuan banorët e zonës pasi muzika e restorantin ishte shumë e lartë dhe dëgjohej shumë edhe pse dyert ishin të mbyllura. Mes të arrestuerve ishte edhe një person nga Shqipëria 30 vjeç. Teksa policët po përpiqeshin të futeshin brenda, njerëzit në restorant tentuan që të dilnin nga daljet dytësore, u ndaluan nga një tjetër patrullë policore.

Restoranti pas kësaj ngjarje u mbyll menjëherë, deri në një afat të pacaktuar, ndërkohë që pas idenitfikimit të njerëzve, 30-vjeçari shqiptar doli që kishte thyer masën e dënimit arrest në shtëpi.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 13 persona arrestohet shqiptari ne itali thyen masat anti-covid arrestohen 13 persona arrestohet shqiptari ne itali thyen masat anti-covid

Sondazh

Poll