Aktualitet

U kap brenda fermës së kanabisit me vlerë 72,500 £, dënohet 20-vjeçari shqiptar në Britani

9 Mars 2021, 19:54 Nga DOSJA
U kap brenda fermës së kanabisit me vlerë 72,500 £,

BRITANI- Shqiptari, Xh.T, është dënuar për 18 muaj, pasi u kap në një fabrikë kanabisi me vlerë 72,500 £.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se, i riu është  kapur duke u fshehur në papafingo në Keighley pasi udhëtoi për në West Yorkshire nga Londra.

Mësohet se 20-vjeçari, kujdesej për rritjen e 154 bimëve. I riu është gjetur i fshehur nën një mur plastik.

Meidat e huaja, bëjnë me dije ai është arrestuar në 7.30 të mëngjesit më 31 tetor. Avokati i shqiptarit, Julian White, tha se klienti i tij shkoi në Mbretërinë e Bashkuar një vit më parë duke shpresuar të gjente punë si dekorues. Atij iu tha se do të punonte në tregti, por kur arriti atje u urdhërua të të ujiste bimët e kanabisit. Ai kishte ardhur në Britani ilegalisht si migrant ekonomik.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denohet shqiptari ne britani denohet shqiptari ne britani

Sondazh

Poll