Aktualitet

Dalin pamjet nga vendi ku u qëllua me armë zjarri në Vlorë, protagonistët u përleshën fillimisht në një lokal

9 Mars 2021, 18:02 Nga DOSJA
Dalin pamjet nga vendi ku u qëllua me armë zjarri në Vlorë,

VLORË– Videoja që po shikoni vjen nga lagjia ku pasditen e sotme u raportua për të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Siç shihet edhe në video, zona pranë shkollës “24 maj”, pranë tregut të Orizit, është rrethuar me shiritin e verdhë të policisë, ku shkruhet ‘skenë krimi’.

Dosja.al ka mësuar se protagonistët e ngjarjes janë përleshur fillimisht në një lokal. Më pas një prej palëve ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tjetrit. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet, ndërkohë që ende nuk janë zbardhur identitetët e të përfshirëve në konflikt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme zjarri ne vlore vlore te shtena me arme zjarri ne vlore vlore

Sondazh

Poll