Aktualitet

Sherr në Vlorë, të rinjtë përleshen në lokal dhe nxjerrin armët, nuk raportohet për të plagosur, shoqërohen disa perso

9 Mars 2021, 17:54 Nga DOSJA
Sherr në Vlorë, të rinjtë përleshen në lokal dhe

VLORË– Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur nga të shtëna me armë zjarri që janë raportuar mesditëne sotme. mësohet se disa të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin në një lokal pranë shkollës “24 Maji” dhe në afërsi të ‘Tregut të Orizit’.

Të rinjtë, për arsye që ende nuk dihen janë konfliktuar fillimisht verbalisht e fizikisht dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Një nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të palës kundërshtare.


Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja në fjalë, por në pamjet e sjella nga Dosja.al shihen copëza karrigesh të thyera, në lokalin ku dhe ndodhi sherri. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas raportimit dhe ka shoqëruar disa persona. Ende nuk dihen identitetet e tyre apo nëse janë protagonistët e sherrit që vunë në alarm Vlorën, mbrëmjen e sotme.

Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vnedin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Mësohet se janë sekuestruar filmimet e kamerave të sigurisë së loaklit ku ka ndodhur ngjarja, për të hedhur dritë me të përfshirët dhe shkaqet e sherrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme zjarri ne vlore te shtena me arme zjarri ne vlore

Sondazh

Poll