Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas 11-vjeçarin, dërgohet në Spitalin e Traumës. Arrestohet shoferi

9 Mars 2021, 20:10 Nga DOSJA
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një mjet ka përplasur një 11-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë. 

Policia bën me dije se është plagosur rëndë 11-vjeçari, S. P, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Po ashtu bëhet e ditur se 45-vjeçari që drejtonte mjetin është arrestua, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia e cila, po merret me hetimin e ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një mjet ka përplasur një të mitur që lëvizte më këmbë. Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç. Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll