Aktualitet

Fieri e Vlora, me më shumë infektime/ Epidemiologu Alimehmeti: Duhen më shumë testime

9 Mars 2021, 17:44 Nga DOSJA
Fieri e Vlora, me më shumë infektime/ Epidemiologu Alimehmeti: Duhen

TIRANË- Situata e covid 19 në Shqipëri  tanimë është jashtë kontrollit. Qytetarë të infektuar që kanë mbushur qendrat shëndetësore, spitale dhe që lëvizin  nëpër rrugë.

“Jemi një model  i Suedisë por në popull jo suedez”, tha Ilir Alimehmeti.

Epdiemiologu Ilir Alihmehmeti thekson se duhet të kalojmë në survejancë aktive, duke kryer më shumë testime  për ta frenuar.

“Jemi vendi i fundit në Evropë për testime. Ndërkohë që vetëm kështu ndërpritet zinxhiri i infektimevetha ai.

Duke i konsideruar pothuajse inekzistente masat e ndërmarra deri më tani Alihmehmeti e shikon  më shumë problematike situatën në rrethe si Fier ,Vlorë e tjerë sesa nëë Tirane .Ndaj një mbyllje pak javore sipas tij do të kishte vlerë vetëm nëse jemi shumë afër vaksinimit të popullatës.

“Në  Fier 2 në 3 persona dalin pozitivë. Në Vlorë më shumë se 1 në dy del pozitiv”, tha ai.

Marrë nga: TopChannel 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll