Bie ndjeshëm numri i infektimeve dhe i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, MSH: Në 24 orët e fundit regjistrohen 629 raste
9 Mars 2021, 17:06Nga DOSJA
TIRANË– 13 të vdekur dhe 629 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 13 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 1,969.
Gjatë 24 orëve të 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç, nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime.
Ndërsa, nga 3197 që janë kryer në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 629 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 257 raste në Tiranë, 48 raste në Shkodër, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Librazhd, 21 raste në Durrës, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 17 raste në Fier, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Vlorë, Mirditë, Kuçovë, 11 raste në Krujë, Gjirokastër, 10 raste në Pogradec, 8 raste në Kavajë, Tepelenë, 6 raste në Kukës, Përmet, Malësi e Madhe, 5 raste në Mallakastër, Kolonjë, 4 raste në Devoll, Pukë, Kamëz, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Prrenjas, Cërrik, 2 raste Rrogozhinë, Sarandë, Dibër, Peqin, Memaliaj, Gramsh, Shijak, 1 rast në Has, Tropojë, Mat, Vau Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (9 Mars 2021)
Raste të reja ditore 629 Të shëruar në 24 orë 897 Të shtruar në spitale 661 Humbje jete në 24 orë 13 Testime ditore 3197
Testime totale 495,041 Raste pozitive 114,209 Raste të shëruara 76,784 Raste Aktive 35,456 Humbje jete 1,969
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ditën e sotme, ka publikuar planin e ri të menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe 3 tek Unaza e Re. Në një njoftim zyr...
TIRANË– 737 persona janë gjobitur ditën e sotme me 30 mijë lekë të vjetra, pasi nuk kanë vendosur maskën për parandalimin e Covid-19. Policia bën me dije s...
TIRANË– 2 persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. Policia bën me dije se pas...
DURRËS– Në njësinë administrative Katund i Ri, mesditën e sotme kanë shkuar disa furgona të mbushur me pako me ushqime dhe veshmbathje, të cilat mend...
TIRANË– Babai i të ndjerës Euxhena Jorgji që ndërroi jetë tre ditë më parë nga COVID-19 është shprehur si i ka mbetur peng që e shtroi në spitalin In...
TIRANË- Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin përshtatur vilën e tyre për kultivim të kanabis.Të arrestuar janë: ...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë ‘TIBUS’. Në pranga përfunduan 55 persona, të cilët e kishin ushtruar aktivitetin e tyre ...
BERAT– Ekspertiza e zjarrit tragjik në Berat që i mori jetën dy personave konkludon si ngjarje aksidentale.Ekspertën e Repartit Zjarrëfikës dhe policisë s...