Artan Hoxha komenton listat e PS-së dhe PD-së: Foli piktori xhongler dhe artisti, numrin 5 në Tiranë e keni ‘nonën e krim
9 Mars 2021, 19:18Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar konferencat për shtyptë kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Në një status në Facebook, Hoxha e cilëson “piktori xhongler” Ramën e ndërsa Bashën, si artist.
Hoxha është fokusuar më shumë tek numri pesë i listës së Partosë Demokratike, që është ish-kryeministri Sali Berisha. Hoxha shkruan se ai është ‘nona e krimit’ dhe se ua kalon edhe kriminelëve “amatorë” të Rilindjes.
Statusi i plotë
Foli sa foli ky “piktori xhongler” ne dreke, i futi nje dore gallate edhe ky “artisti” pasdite, qe kujton se futbolli luhet me top volejbolli… “Ne nuk kemi kriminele dhe trafikante ne liste, si ata te Rilindjes”, tha “artisti”. Po mire o byrazer, ti ke ne listen e Tiranes, ate numrin 5, nonen e krimit, qe ka vrare, ka rrembyer e ka zhdukur njeres, me shume se te gjithe keta kriminelet “amatore” te Rilindjes…
Me Sali Ram Berishen, qe ka zhdukur kufoma nga Remzi Hoxha dhe ka masakruar demostrues me duar ne xhepa, ne mes te bulevardit, do t’ua mbushesh mendjen socialisteve te zhgenjyer nga Rilindja, te votojne per ty???!!!! Hajde “artist” hajde… Je bere si drejtor muzeu. Te kane lene nje bust ne inventar dhe ke frike ti pastrosh pluhurin… Beji nje permendore gjigande te oborri PD-se, dhe lere te argetohet me qytetarin digital…
Dje, të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste.
PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Kandidati i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Librazhd, Sokol Skura, ka reaguar pas lirimit nga gjykata, duke qenë se dy ditë më parë u arrest...
TIRANË- Dashamir Shehi, kreu i LZHK, i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se me aq shumë sa ka pirë, ka mbaruar edhe Whisk-in në kafene...
TIRANË– Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj, i treti në listën e qarkut të Tiranës ka deklaruar se kandidimi i Kasem Mahmutajt,...
TIRANË- Ish-ministri Fatmir Xhafaj, ka reaguar për herë të parë, në lidhje me pozicionimin e emrit të tij, në vendin e 23-të në listën e PS-së, në Tiranë...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar mbledhjen e radhës plenare për katër pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë në radhën e gjyqtarëve.Këshilli k...
TIRANË– Drejtuesi i fushatës së PD-së Alfred Rushaj, i treti në listën e qarkut të Tiranës, ka komentuar lëvizjet e bëra në listat e Partisë Demokrat...
TIRANË- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim Unitet, Shpëtim Idrizi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një konference për shtyp që m...
FIER- Kryeministri Rama ditën e sotme ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku ka publikuar spitalin e Fierit. Po ashtu Rama, bën të ditur se spitali rajonal i ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka mbyllur konferencën me gazetarët mesditën e sotme, me një të qeshur, që nuk na ka rastisur t’ja sh...
TIRANË– Kryetari Lulzim Basha ka komentuar futjen e Najada Ccomos dhe të Luljeta Bozos në listën e Partisë Socialiste. Në konferencë me gazetarët, një ditë...