Politike

“Gabim teknik”, Rushaj komenton lëvizjen e Luçiano Boçit në lista. Pozicioni i Strazimirit? Ndihem keq, është kontribu

9 Mars 2021, 17:50 Nga DOSJA
“Gabim teknik”, Rushaj komenton lëvizjen e Luçiano

TIRANË– Drejtuesi i fushatës së PD-së Alfred Rushaj, i treti në listën e qarkut të Tiranës, ka komentuar lëvizjet e bëra në listat e Partisë Demokratike. I ftuar në “AbcNeës”, Rushaj u pyet për mungesën e Luçiano Boçit në lista dhe rivendosjen e tij më vonë.

Ai u shpreh se kjo ka qenë e gjitha një gabim teknik dhe jo një gjë e qëllimshme. Rushaj komentoi edhe faktin që një person si Gent Strazimiri është renditur shumë poshtë në listë, ndërsa prurjet e reja, ku futet edhe vetë Rushaj, janë më lart. Ai tha se ndihet keq për këtë gjë.

Ajo e Boçit ishte një gabim teknik. Mbi 90% e listës kanë dalë nga njerëzit që ka filtruar komisioni. Vendimmarrja u mbështet në biografinë që i është bërë gjatë këtij procesi. Strazimiri është disa herë më kontribues sesa unë në PD dhe nuk ndihem mirë që një person që ka këtë, të ketë një pozicion që të luftojë shumë tepër, të sjellë shumë më tepër kontribute në partie sesa unë. Kontributi në parti është i shumëanshëm, e para figura, ndershmëria, integriteti, puna me anëtarësinë dhe qytetarët, përkushtimi,”- tha ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred rushaj luciano boci lulzim basha alfred rushaj luciano boci lulzim basha

Sondazh

Poll