Politike

“Mbarove Wisk-in e kafenesë së parlamentit”/ Shehi i përgjigjet Ramës: Opozita nuk është klubi i engjëjve. S’po të

9 Mars 2021, 18:55 Nga DOSJA
“Mbarove Wisk-in e kafenesë së parlamentit”/ Shehi i

TIRANË- Dashamir Shehi, kreu i LZHK, i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se me aq shumë sa ka pirë, ka mbaruar edhe Whisk-in në kafenenë e parlamentit. 

Shehi në ‘Syri.net”, u shpreh se opozita nuk është klubi i engjëjve, por ata janë aty për të krahasuar vlerat, por për ti kërkuar llogari njëri –tjetrit. Ndër të tjera ai kërkon që të japë llogari se ku i ka çuar paratë e shqiptareve. 

“Ai që me ato që konsumon i bën dëm gjithë Shqipërisë, se me ato që firmos bën që milionat në vend që të shkojnë tek xhepat tonë, të shkojnë tek oligarkët. Sa herë ky ngrihej për të folur në parlament unë kam dalë tek kafja,  se nuk dëgjoja dot marritë e tij që tregon barcoleta, që u pëlqejnë hajvanëve. Opozita nuk është klubi i engjëjve, ne nuk jemi këtu për të krahasuar vlerat, por për ti kërkuar llogari njëri –tjetrit. S’po të gjykojmë as për brekushet, as për atletet, por ku i ke çuar paratë e shqiptarëve. Ky po i merr ato pak para që ka Shqipëria” u shpreh Dashamir Shehi.

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme në një konferencë për shtyp tha se, Dash Shehi që ka 100 vjet që flet më lirshëm se vetë autori se arsye më të fortë ka kafenenë e parlamentit, e ka zbrazur më shumë wiski. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi edi rama dashamir shehi edi rama

Sondazh

Poll