Politike

Vëllai i subjektit të OFL-së në listat e PD-së, Rushaj: Ndryshon nga rasti Xhafaj, Kasem Mahmutaj s’e ka shkelur kurrë l

9 Mars 2021, 18:17 Nga DOSJA
Vëllai i subjektit të OFL-së në listat e PD-së, Rushaj:

TIRANË– Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj, i treti në listën e qarkut të Tiranës ka deklaruar se kandidimi i Kasem Mahmutajt, i dyti në listën e PD-së në Berat, nuk është i njëjti me rastin e Fatmir Xhafaj, që u largua nga posti i ministrit të Brendshëm pas denoncimeve të shumta për të vëllanë.

Edhe pse vëllai i Mahmutajt, Gazmendi është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, Rushaj tha se vetë Kasem Mahmutaj nuk është subjekt i asnjë procesi dhe se nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin në jetën e tij.

“Unë di që Kasemi nuk është vetë subjekt i asnjë lloj procesi, ka kaluar në disa filtra, nuk rezulton që të ketë, ka një profil dhe eksperiencë publike të gjatë, nuk rezulton që të ketë shkelur asnjëherë ligjin. Ka një ndryshim shumë të madh me Xhafajn. Që ti të vesh në një post ekzekutiv, në kulmin e lulëzimit të tregtisë së drogës, ministër të Brendshëm një person që qartësisht ka ndihmuar apo ka lidhje me të vëllanë i dënuar për trafik droge, nuk më rezulton që të jetë diçka as morale dhe as e duhur, për t’u dhënë sinjal qytetarëve që do të luftojmë trafikun e drogës. Ka një diferencë shumë të madhe mes njërit dhe tjetrit rast,”- tha ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred rushaj fatmir xhafaj gazmend mahmutaj kasem mahmutaj alfred rushaj fatmir xhafaj gazmend mahmutaj kasem mahmutaj

Sondazh

Poll