Politike

“Idrizi i shpall luftë Greqisë”/ PDIU i përgjigjet Ramës: Mblidh pëllumbat e Surrelit se punët e tjera nuk janë për

9 Mars 2021, 16:57 Nga DOSJA
“Idrizi i shpall luftë Greqisë”/ PDIU i përgjigjet

TIRANË- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim Unitet, Shpëtim Idrizi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një konference për shtyp që mbajti ditën e sotme, e quajti atë sekseri i Çamërisë, që zgjohet nga gjumi në orën 2 dhe del në televizor dhe i hap luftë Greqisë. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Idrizi shkruan se Ramës po i mbaron pushteti dhe sipas tij ai përgojon kundërshtarët, ashtu edhe bashkëpunëtorët si Bushatin,  Leli, Musai dhe Xhafajn. Ndër të tjera, ai shkruan se Rama ka mashtruar, bullizuar, anatemuar kurdo dhe këdo që nuk bie pre e pazareve të tua, shantazheve, dhe programeve 3D.

POSTIMI I PLOTË: 

Lideri i Surrelit Edvin Rama duke komentuar listat e fabrikuara në bodrumin e tij në Surrel ku edhe dielli hyn me pasqyra, ka përmendur sot kryetarin e PDIU-së z. Shpëtim Idrizi dhe znj. Mesila Doda, njërin si fosil të politikës e tjetrën si Desdemona e të tjera muhabete të dehurish nga pija, pushteti ose të tjera substanca stimuluese që të japin siguri sikur je më i forti, më i miri, e të ngjashme. Ti Edvin, si një qenie pa gjak shqiptari, si njeri i gjatë në shtat dhe i shkurtër në shpirt e në mendime, duke ndjerë se pushteti yt i Facebook-ut dhe WhatsApp-it po mbaron, përgojon si kundërshtarët, ashtu edhe bashkëpunëtorët si Bushati, Leli, Musai, Xhafaj, etj. duke treguar pasiguritë e tua, makthin e tmerrshëm që të pret. I pështirosur nga të gjithë, ke mashtruar, bullizuar, anatemuar kurdo dhe këdo që nuk bie pre e pazareve të tua, shantazheve, programeve të tua 3D, që edhe Elisa e “botës së çudirave” do t’i refuzojë pas 25 prillit se edhe ajo e kupton që koha jote ka përfunduar dhe kësaj radhe nuk ke më asnjë alibi. Ndaj mblidh pëllumbat e mos u hallakat shumë nëpër bodrume pa ajër e pa substancë, por tejkalo veten dhe kupto njëherë e mirë që ishe i dështuar që në nisje dhe ky rrugëtim “rrumpallhane” që bërë me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill. Në jetën e tretë merru me pëllumbat e Surrelit se punët e tjera nuk janë për ty. Shqipëria fiton duke të lënë ty në shtëpi në vetminë tënde të madhe. Kaq për sot!

Gjatë një konference për shtyp, Kryeministri Edi Rama i ka marrë me radhë aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha. Në krye të radhës, Rama i cilësoi të gjithë “fosile”, ndërsa vijoi me radhë për krahasimet për ta, edhe për ekipet e tyre në rrethe. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shpetim idrizi edi rama shpetim idrizi

Sondazh

Poll